Mitrovicë: 15 vjeçarja shkon për të lindur, nisin hetimet
Publikuar:
(07.11.2021 09:47:01)

Një vajzë 15 vjeçare nga Mitrovica ka shkuar në spital për të lindur.
Por, për këtë është njoftuar Policia – pasi ka dyshime për këtë.
Sipas raportit të Policisë, është kërkuar për intervistim personi që bashkëjetonte me 15 vjeçare.
Nuk është gjetur askund. Në vend të tij – u intervistua babai.
Rasti është hapur si ‘Bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeç’.
Hetimet janë duke vazhduar. /Shqip.com