Sport Shqiptar

“Mitrovica është Shqipëri”, flamuri i UÇK-së në ndeshjen Tirana-Egnatia, tifozët mbështesin Kosovën

Nga ora 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, po luhet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Egnatias.

Një banderolë me mbishkrimin “Mitrovica është Shqipëri” është parë gjatë ndeshjes Tirana-Egnatia në stadiumin “Elbasan Arena”.

Tifozët shqiptarë kanë shprehur mbështetjen për Kosovën gjatë trazirave që po kalon veriu.

Tirana synon trofeun pasi humbi titullin kampion dhe nga ana tjetër Egnatia kërkon të fitojë për herë të parë Kupën e Shqipërisë.

/Shqip.com