Lajme

Mitrovica e Veriut e hedh poshtë kërkesën për peticion

Erden Atiq - Kryetar i Mitrovicës së Veriut
Erden Atiq - Kryetar i Mitrovicës së Veriut

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të  Veriut, Nexhat Uglanin, ka njoftuar se nuk e kanë pranuar kërkesën e qytetarëve për inicim të peticionit për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq.

Ai i tha se kërkesa nuk ka qenë në përputhje me udhëzimin administrativ të hartuar nga MAPL.

“Po, kemi marrë vendim, s’e kemi pranuar kërkesën. Nëse e dorëzojnë prapë kërkesën e njëjtë, prapë nuk e pranojmë se ajo duhet të jetë e bazuar sipas Udhëzimit Adminsitrativ”, tha ai.

Ai tha se i kanë përcjellë njoftim edhe MAPL’së që nuk e kanë pranuar kërkesën.

Uglanin bëri të ditur se grupi iniciues mund të dërgojnë prapë kërkesë për inicim të peticionit.

/Shqip.com