ShqipBizz

Miss Universe Kosova rrëfen se si u përdhunua në moshën 13-vjeçare: Më kanë trafikuar në Kosovë e Serbi

Miss Universe Kosova , Tuti Sejdiu,

“Miss Universe Albania & Kosova”, Tuti Sejdiu, do ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, shkruan SHQIP.

19 vjeçarja nga Komuna e Gjilanit ka treguar se në moshën 13-vjeçare është përdhunuar e trafikuar nga disa persona.

“Në moshën 13-vjeçare jam përdhunu e jam trafiku nga persona të ndryshëm nga Kosova në Serbi, derisa prindi jem nuk ka lanë institucion pa kërku drejtësi, ata njerëz që janë mundu me ma marrë mu jetën ata sot janë në liri, nuk janë në burg, babi vetëm pse ka kërku ndihmë për mu, nuk është pranë meje po është në burg, drejtësi nuk ka pasur asnjëherë.”, ka deklaruar ajo.

Ajo më tej, ka treguar se me babin e saj nuk i lejohet familjes që të kenë kontakt.

“Çka është më e rënda, babin nuk e di a është mirë, nuk e lejojnë as me na thirr në telefon, as me e pa e me i fut rroba në burg, nuk e di në çfarë gjendje mundet me kanë, unë them publikisht se unë do të luftoj për babin jo për veten, e kam me nxjerrë drejtësinë në vend”, ka pohuar Sejdiu në një interviste për ‘ATV “.

Bukuroshja thotë se këtë kurorë që e ka marrë ditë më parë ia kushton familjes së saj, pasi që thotë se ata janë sakrifikuar shumë për të.

“Arsyeja që kam ardhur në Miss Universe janë familja ime, kam apliku dhe nuk e kam besu që jam fituesja, kjo kurorë i dedikohet vetëm familjes time që kanë sakrifikuar shumë për mu, e vazhdojnë që të sakrifikojnë”, ka shtuar ajo./SHQIP.com