Rozë

Miss Kosova pas publikimit të fotografisë: Ai s’është simbol i Serbisë

'Miss Universe'

Gjatë ditës së djeshme është komentuar në rrjetet sociale një fotografi ku shiheshin Miss  Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Miss Kosova duke pozuar të buzëqeshura dhe duke treguar shqiponjën dykrenare shqiptare.

Por pas kësaj është publikuar një fotografi tjetër ku vajzat shiheshin duke pozuar me gishta lartë e që u kritikuan me të madhe.

Pas kësaj, Miss Kosova, Besa Çitaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku ka thënë se simboli i bërë me duar në fotografi nuk është simbol i Serbisë.

Çitaku e përshkruaji atë fotografi duke thënë se ishte “ një foto e thjeshtë”.

“Një sqarim për të gjithë fansat dhe të gjithë ata komentues që fatkeqësisht nuk hyn me hulumtu se çka është komplet në foto por postojnë për klikime dhe interesa personale, unë nuk pranove me dhanë intervistë për atë portal dhe pastaj ma dërguan disa adhurues në Instagram se kishin postuar atë foto.

Desha vetëm të sqarohemi se ne ishim ato që të gjitha konkurrentët i bëme të bëjnë simbolin kombëtare,  vajza që shihet në ketë foto bëri se bashku me ne shqiponjën, dhe kjo foto që është bëre nuk ka të bëje asgjë me simbolin e Serbisë dhe me atë që është shkruar  në portal.

Ne nuk pranuam të intervistohemi në portalin e tyre pastaj ata hyn hulumtuan dhe gjetën ketë foto, e cila nuk është as simboli i Serbisë as asgjë tjetër veç se një foto e thjeshtë”, ka shkruar ajo.

Ajo tutje, ka thënë se shpreson që do të kthehen me ndonjë çmim për Kosovën.

“Vajza ne foto nuk është as vrasëse as kriminele as nuk e ka njohuri se çka kanë postuar portalet tona, nuk e meritojnë të flasim për atë teme ma shumë vetëm deshëm të ju themi ju përshëndesim nga Egjipti dhe shpresojë të kthehemi me nga një çmim ku do të shënon emri dhe shteti jonë i bukur Kosova”, ka përfunduar ajo./SHQIP.com