Sport Shqiptar

Mirlind Daku mbyll huazimin te Mura, rikthehet në stërvitje te Osijek

Sulmuesi Mirlind Daku është rikthyer te skuadra e Osijekut pas sezonit të suksesshëm në elitën e futbollit slloven tek Mura

Daku ishte i huazuar nga Osijek te Mura në Slloveni për edicionin e kaluar.

Faqja zyrtare e klubit kroat, Osijek ka publikuar pamje nga stërvitja e sotme ku kanë veçuar sulmuesin nga Gjilani, Mirlind Dakun.

Osijek ka në pronësi kartonin e sulmuesit kosovar që kur e transferoi nga Ballkani në vitin 2021.

Është raportuar se Mirlind Daku ka në tryezë disa oferta nga klubet evropiane, por që deri më tani nuk ka diçka konkrete.

Daku më parë karrierë ka bërë edhe te Kukësi, Llapi dhe Hajvalia.

/Shqip.com