Sport Shqiptar

Mirlind Daku debuton me gol (VIDEO)

Mirlind Daku e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën tek Rubin Kazan.

Sulmuesi ka realizuar në ndeshjen e parë të tij zyrtare me skuadrën e re, duke ndëshkuar që në minutën e 3-të Lokomotivën e Moskës.

25-vjeçari arriti që në prekjen e parë të topit në përballjen e javës së parë të gjente rrugën e rrjetës, duke finalizuar me kokë një harkim që i erdhi nga e djathta.

Një debutim ëndrrash për sulmuesin shtatëlartë, që e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme eksperiencën e tij në futbollin rus. Vetëm pak ditë më parë Daku u transferua tek Rubin Kazan, një operacion që ka kushtuar 1.5 milion euro.

Daku është pajisur edhe me pasaportën shqiptare, ndërkohë që nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare me Kosovën, ç’ka bën të jetë një opsion edhe për Kombëtaren e Shqipërisë, që mund ti bëjë vend që në ndeshjet e shtatorit, nëse Daku ruan ritmin me të cilin nisi sezonin e ri në Rusi.

/Shqip.com