Mirlind Daku bombardon skuadrën serbe
Publikuar:
(22.01.2024 19:25:35)
Mirlind Daku gjen golin në një takim miqësor.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare la shenjën e tij në suksesin 5-2 që Rubin Kazan arriti përballë Napredak.
Ishte minuta e 59’ kur 26-vjeçari nga Gjilani tundi rrjetën e skuadrës serbe. Duke kaluar përkohësisht Rubinin në avantazh 3-2.
Ekipi rus realizoi edhe dy gola të tjerë më pas, duke kompletuar triumfin me “manita”.
Futbollisti shqiptar dhe skuadra e tij vazhdojnë përgatitjet për fazën e dytë të sezonit.
/Shqip.com