Lajme

Miratohet rishikimi i buxhetit në Komisionin për Buxhet

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere

Me shtatë vota për dhe një abstenim është miratuar me amendament për Projektligjin për ndryshmin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Në Komisionin për Buxhet, Pune dhe Transfere me këtë rishikim buxhetit i shtohen edhe mbi 150 milionë euro.

Gjithashtu, në seancën e kuvendit të Kosovës që pritet të mbahet të enjten pritet të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin për vitin 2022./Shqip.com