Lajme

Miratohet rezoluta e AAK-së për Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka arritur që të miratojë rezolutën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës lidhur me Projektligjin për zyrtarët publikë.

Me 72 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën përmes së cilës i kërkon Qeverisë së Kosovës që deri më 15 tetor ta dërgojë në Kuvend për miratim Projektligjin për zyrtarët publikë.

Miratimi i rezolutës është bërë pas interpelancës me ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Kuvendi po vazhdon punimet e seancës së sotme me pikat e tjera të rendit të ditës./Shqip.com