Lajme

Miratohet rezoluta e AAK-së lidhur me liberalizimin e vizave

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi ka miratuar rezolutën për liberalizmin e vizave të propozuar nga grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Rezoluta u miratua me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Deputetët e opozitës, gjatë diskutimeve të tyre e kritikuan edhe pushtetin aktual për mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Pasaporta e Kosovës

Shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri gjatë debatit parlamentar ka deklaruar se përmes kësaj rezolute, deputetët do të shtyjnë përpara reformat për shtetin e së drejtës, nisma kundër korrupsionit e zbatim të ligjeve.

Ai tha se kjo rezolutë është e nevojshme dhe kërkon trajtim të barabartë të qytetarëve të Kosovës./Shqip.com