Lajme

Miratohet projektligji për inteligjencën ushtarake

Është miratuar në lexim të parë në Kuvend Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes, duke njoftuar për votimin, e konsideroi këtë hap “të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit”.

“Ky agjencion do të ushtrojë aktivitetin e saj brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës me qëllim të mbështetjes së Ministrisë së Mbrojtjes (MM) dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në fushën e zbulimit, kundërzbulimit dhe sigurisë lidhur me kërcënimet apo rreziqet e mundshme për kryerjen e misionit të tyre kushtetues dhe ligjor”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

“AISM, agjencion që do amplifikoj mbrojtjen shtetërore dhe sigurinë qytetare!”, thuhet tutje në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Sot në seancën e Kuvendit kaloi në lexim të parë Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.

Ky agjencion do të ushtrojë aktivitetin e saj brenda dhe jashtë territorit të  Republikës së Kosovës me qëllim të mbështetjes së Ministrisë së Mbrojtjes (MM) dhe Forcës  së Sigurisë së Kosovës (FSK) në fushën e zbulimit, kundërzbulimit dhe sigurisë lidhur me kërcënimet apo rreziqet e mundshme për kryerjen e misionit të tyre kushtetues dhe ligjor.

AISM, agjencion që do amplifikoj mbrojtjen shtetërore dhe sigurinë qytetare!

/Shqip.com