Lajme

Miratohet Projektligji për Institutin e Krimeve të Luftës në Kosovë

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë.

Ky projektligj ka kaluar me 58 vota pro, ndërsa kundër ishin 4 deputet.

“Me 58 vota për, 4 kundër dhe asnjë abstenim konstatojë se projektligji miratohet”, ka thënë Bogujevci.

Kryeministri, Albin Kurti

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti tha se ky institut nuk do të merret vetëm me krimet që janë kryer gjatë luftës, por edhe me ato krime që kanë çuar drejt luftës, dhe ato që kanë ndodhur menjëherë pas përfundimit të saj.

“Përtej kësaj, institutin e kemi obliguar që të merret me veprimin e krimeve që kanë shpënë te lufta, duke e dëshmuar kauzën e popullit shqiptar në Kosovë për çlirim sepse ka edhe krime në vitin 1996 që nuk janë ordinere por kanë shpënë te lufta. Në vitin 1997 po ashtu”.

Sot gjatë ditës është miratuar edhe projektligji për Tubime Publike dhe ai për Sigurinë Kibernetike.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se përmes këtij Projektligji, MPB ka vendosur parimet dhe rregullat bazë mbi të cilat do të veprojnë institucionet që zhvillojnë politika lidhur me sigurinë kibernetike./SHQIP.com

/Shqip.com