Lajme

Miratohet Projektligji i ri për KPK-në

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin e ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se ky projektligj është pjesë e reformave që synojnë një sistem efikas të drejtësisë.

“Ky projektligj është pjesë e reformave tona përmes te cilave synojmë një sistem të drejtësisë efikas dhe në veçanti ta reforojmë KPK-në ashtu që ai te jetë organ ku dominon pluralizmi, pavarësia, integriteti. I kemi adresuar vërejtjet e Kushtetueses”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, propozimin e ri e ka cilësuar si reformë e cila synon të reformojë KPK-në

Ky projektligj parasheh që në tërsi të përbërjes, anëtarë të përhershëm të Këshillit parashihet të jenë 7 prokurorë, në mesin e të cilëve tre janë të zgjedhur nga Kuvendi.

/Shqip.com