Lajme

Miratohet në parim buxheti për vitin 2023

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme e ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2023, që parashihet të ketë vlerë mbi 3.2 milardë euro.

Projektligji u votua me 64 vota për dhe vetëm një kundër.

Me këtë rast, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se projektligji përbën hap tutje drejt realizimit të planit qeverisës.

Duke bërë krahasime mes buxheteve të kaluara dhe propozimit aktual buxhetor, ministri Murati tha se padyshim që ka rritje dhe se është punuar vazhdimisht në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Kujtojmë se deputeti i VV-së, Fatmir Humolli ishte ai që e kundërshtoi këtë projektligj, për çka kishte paralajmëruar edhe më herët.

/Shqip.com