Lajme

Miratohet Ligji për vendosjen e çmimeve tavan për produktet bazë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar ligjin për vendosjen e çmimeve tavan për produktet bazë.

Ky ligj kaloi me 64 vota pro, asnjë kundër e asnjë asbtenim. Po ashtu deputetet e Kuvendit të Kosovës me 65 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim, e miratuan në lexim të dytë Projektligjin për mbështetjen e punëve publike dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë.

Qeveria e ka arsyetuar këtë projektligj me rritjen e çmimeve dhe dyshimeve për abuzim për disa nga produktet esenciale.

Në seancën e kaluar, Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari ka njoftuar se produktet të cilat do kenë çmim tavan janë drithërat, mielli, gruri, buka, orizi, pastat, vaji ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinës, vezë pule, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale, si dhe lëndët e drurit për djegie.

/Shqip.com