Lajme

Miratohet Ligji për atashimin e personelit të FSK-së në Ishujt Falkland

Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe, Irlandës Veriore dhe Ministrisë së Mbrojtjes në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me atashimin e personelit nga Forca e Sigurisë së Kosovës në kompaninë Roulement të këmbësorisë në ishujt Falkland.

Miratimi është bërë me 85 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kjo do t’i hap rrugë atashimit të personelit nga FSK në kompaninë e këmbësorisë në Ishujt Falkland.

Ndërsa kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha ka thënë se kjo marrëveshje është e rëndësishme dhe për të njëjtën ka pasur mirëkuptim nga të gjitha grupet.

/Shqip.com