Lajme

Miratohet bordi i ri i Infrakosit

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje kabineti qeveritar ka emëruar bordin e ri të ndërmarrjes publike “Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës – Infrakos” Sh.A.

Në krye të bordit është emëruar Edona Nahi.

Ndërsa anëtarë nga komisioni vlerësues do të jenë Genc Hondozi, Besarta Zuka dhe Fitim Rraci.

Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij tha se të njëjtit duhet t’i kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në pajtim me ligjin për ndërmarrjet publike.

Mandati  i tyre do të jetë tri vjet.

/Shqip.com