Lajme

Miratohen masat e reja kundër COVID-19

Foto e ilustruar

Qeveria e Kosovës ka miratuar lehtësimin e masave Anti-COVID në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, shkruan SHQIP.

Me këtë rast është zgjatur orari i mbajtjes së dasmave, e ahengjeve e  diskotekave deri në orën 01:00.

Organizimi i dasmave duhet të bëhet vetëm me kushtin që të shfrytëzohet vetëm 50 për qind e kapacitetit, e jo me më shumë se 300 persona.

Ndërkaq shërbimeve të gastronomisë do t’u lejohet puna deri në orën 23 në ditët e punës, përveç të premtes e së shtunës kur lejohet deri në orën 00:00.

Në anën tjetër, sipas vendimit të MSH-së, klubet duhet të shfrytëzojnë vetëm 50% të kapacitetit në ambiente të mbyllura, teksa 70% të kapacitetit në ambientet e hapura.

Ndërsa, qytetarët edhe më tej do të duhet të bartin maskën në ambiente të mbyllura si masë mbrojtëse, ndërsa nuk obligohet të mbahet gjatë ecjes në ambientet e jashtme vetëm, ngasjes së automjetit, vetëm apo në grup me jo më shumë se katër persona, vrapimit, çiklizmit dhe ushtrimeve fizike, si dhe ngrënies apo pijes.

Ndërsa, operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar kapacitetin e plotë të ulëseve, me kusht që personeli dhe udhëtarët të mbajnë maskën gjatë tërë kohës.

Operatorët e transportit nuk mund të kenë më tepër udhëtarë në autobus se sa që posedojnë ulëse.

Të gjitha masat e reja i gjeni këtu./SHQIP.com