Sport Ndërkombëtar

Miqtë e vjetër takohen sonte në “Parkun e Princave”

Messi dhe Guardiola

Njëherë e një kohë të dy së bashku e “sundonin” futbollin në Evropë dhe kabinetet e Barcelonës i kishin mbushur me trofe.

Por, sonte me fillim nga ora 21-00 Pep Guadiola dhe Leo Messi do të jenë kundërshtarë, pasi shorti i Ligës së Kampionëve ka vënë përballë Machester City-n dhe PSG-në, shkruan Shqip.com.

Në “Parkun e Princave” presioni për fitore është tejet i madh, pasi në gjiron e parë ishin ndarë me rezultat të barabartë 1-1 ndaj Club Brugge.

Club Brugge vs. Paris Saint-Germain – Football Match Report – September 16,  2021 – Newsclay
Foto nga ndeshja, Club Brugge-PSG

Në anën tjetër, Machester City vijnë nga një fitore e thellë 6-3 që ja kanë shkaktuar Leipzigut.

Por, si qëndrojnë këto dy ekipe në ligat përkatëse?

“Qytetarët” janë duke kaluar nëpër një formë fenomenale në ishull ku pozicionohen në vendin e 13-të në tabelën klasifikuese me vetëm një pikë më pak se Liverpooli që është lider.

Në gjiron e fundit, Kampionët e Anglisë kanë regjistruar një fitore tejet të rëndësishme, pasi e mposhtën Chelsean me rezultat të pastër 2-0.

Edhe këtë sezonë njëjtë si në seoznën paraprake, njeriu më në formë është Ruben Dias i cili është shndërruar në lider të repartit defanziv.

Ruben Dias proves Man City have their perfect Vincent Kompany replacement -  Alex Brotherton - Manchester Evening News
Ruben Dias gjatë një ndeshje kampionale në Premierligë

Ndërsa, në anën ofanzive futbollisti më efektiv është Riyad Mahrez i cili ka shënuar katër gola dhe ka regjistruar dy asistime.

Në anën tjetër, PSG-ja ka bilanc të 100 % të fitoreve në Ligue 1 ku ka regjistruar tetë fitore në tetë ndeshje të zhvilluara. Ata kanë grumbulluar gjithsej 24 pikë, nëntë më shumë se Lens që gjendet në vendin e dytë.

Futbollisti më formë i parisienëve është Kylian Mbappe që e ka tundur rrjetën katër herë, ndërsa ka edhe dy asistime.

Po aq gola ka shënuar edhe Ander Herrera i cili luan si mesfushor.

Një lajm i mirë për nënkampionët e Francës është rikthimi i Leo Messit nga lëndimi, pasi në ndeshjen e fundit në Ligue 1 ai kishte munguar për shkak të një lëndimi në gju.

Messi and Neymar inseparable in first open training session at PSG | Marca
Leo Messi i rikthyer në stërvitje

Messi deri me tani ka zhvilluar tre ndeshje me PSG-në, ndërsa ende nuk e ka gjetur rrugën deri te goli ose asistimi.

Hera e fundit kur Leo dhe Guardiola ishin vënë përballë njëri-tjetrit ishte viti 2015, kur Barcelona e kishte eleminuar Bayern Munchen në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve./Shqip.com

Lexo edhe:
Xhiro e dytë: Sonte tetë ndeshje të Champions League