Miqësorja Feronikeli – Flamurtari, testohet edhe sistemi “VAR” për herë të parë

Feronikeli do të përballet me Flamurtarin në një ndeshje miqësore e cila do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, shkruan Shqip.com.
Në këtë ndeshje do të testohet edhe sistemi “VAR” vetëm për këtë stadium.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar vetë drejtori gjeneral i klubit të Feronikelit, Artan Berisha.
Berisha shtoi se stadium është paisur me mjetet e nevojshme për ta testuar sistemin “VAR” dhe në rast se diçka nuk shkon në rregull atëherë do të punohet në përmirësime.
Ky testim do të jetë vetëm për kalibrimin e fushave, për t’u parë se cilat fusha do të mund ta aplikojnë këtë sistem, i cili për herë të parë do të aplikohet këtë sezon në Kosovë.
Ndeshja parë zyrtare që do të aplikohet sistemi “VAR”, do të jetë përballja e Superkupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit e cila do të zhvillohet më 17 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”./Shqip.com