Lajme

MINT publikon tavanin e çmimeve, rritet benzina

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar tavanin e çmimeve për 24 orët e fundit.

Duke u bazuar në të dhënat e MINT-it ka rritje të benzinës vetëm për një cent.

Çmimi maksimal i lejuar për dizel është 1.73 euro ndërsa për benzinë 1.41 euro.

Kurse, tavani i çmimit të lejuar për gaz është 0.72 euro.

Këto çmime vlejnë 24 orë që nga data e publikimit të tyre.

/Shqip.com