Lajme

MINT publikon tavanin e çmimeve për 48 orët e ardhshme

Foto: Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar tavanin e çmimeve të derivateve për 48 orët e ardhshme.

Sipas MINT, çmimi maksimal i lejuar për Dizel është 1.70 euro për litër ndërsa, për Benzinë është 1.40 euro për litër.

Megjithatë, çmimi maksimal i lejuar për gazin është 0.76 euro për litër.

Këto çmime janë valide që nga sot prej orës 10:00 deri me datën 11.09.2022 në orën e njëjtë.

/Shqip.com