Lajme

MINT publikon tavanin e çmimeve, bie dizeli

Ministria e Industrisë, Ndermarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës gjatë 24 orëve të ardhshme.

Nga dita e djeshme, çmimi për dizel dhe gas ka rënë në një cent më pak.

Çmimi i lejuar për 24 orët e ardhshme për Dizel është 1.78 cent ndërsa, për Benzinë 1.41 cent dhe për Gas 0.74 cent.

Sipas MINT-it, çmimet e lartcekura janë valide për datën 16-17.10.2022 dmth për 48 orët ardhshme që nga ora e publikimit.

/Shqip.com