Lajme

MINT publikon çmimet tavan të derivateve të naftës

Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndermarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës gjatë 24 orëve të ardhshme.

Sipas këtij vendimi, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 57 cent, i benzinës 1 euro e 35 cent, derisa i gazit 75 cent.

Çmimi tavan për datën 22 shtator 2022

Krahasuar me dje, nafta është liruar për 1 cent.

Çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë valide për 24 orë./Shqip.com