Lajme

MINT publikon çmimet e reja të derivateve 

Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e enjte.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i dizelit është 1.71 euro për litër, i benzinës me 1.56 euro dhe i gazit 0.78 euro për litër.

Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 23/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Qeveria e Kosovës përmes një rregulloreje ka vendosur për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve.

Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 centë për shitjet me shumicë.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i ka dërguar letër Qeverisë së Kosovës me anë të së cilës kërkojnë që marzha të caktohet duke u bazuar në nivelet e çmimeve aktuale.

Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani e kishte quajtur “kalkulim të gabuar”, përcaktimin e marzhës së fitmit nga ana e MINT-it./Shqip.com