Sport Ndërkombëtar

Minnesota triumfon ndaj New York Knciks

Minnesota triumfon ndaj Knicks

Minnesota Timberwolves ka shënuar fitore të ngushtë ndaj New York Knicks – me rezultat 112-110.

Kjo ndeshje ishte një derbi në vete dhe fituesi u përcaktua vetëm pas disa nuancave të vogla.

Te Timberwolves – basketbollisti më i dalluar në parket ishte Anthony Edwards.

21 vjeçari shënoi 21 pikë, asistoi tre herë dhe bëri tri kërcime.

Ndeshje të mirë zhvilloi edhe Karl-Anthony Towns, i cili realizoi 20 pikë, tri kërcime dhe bëri pesë kërcime.

Karl-Anthony Towns Minnesota Timberwolves New York Knicks - TSN.ca
Momente nga takimi

Në anën tjetër, te Knicks një paraqitje fenomenale zhvilloi Evan Fournier.

Ai shënoi 27 pikë, asistoi katër herë dhe bëri katër kërcime.

Një takim të mirë pati edhe Julius Randle, duke regjistruar 21 pikë, nëntë asistime dhe nëntë kërcime.

Pas kësaj fitore, Minnesota gjendet në vendin e shtatë të Konferencës Perëndimore.

Tabela e Konferencës Perëndimore

Deri më tani, kjo skuadër ka arkëtuar 22 fitore dhe është mposhtur po aq herë.

Kurse, skuadra nga New Yorki po kalon një sezon për tu harruar.

Vendi i 11-të pas 45 ndeshjeve të zhvilluara është dëshmi që gjërat nuk po shkojnë mirë për ta.

Madje, Knicks ka më shumë humbje (23) se sa fitore (22). /Shqip.com

Tabela e Konferencës Lindore