Ekonomi

Ministrja Hajdari: Bilanci tregtar nga 1 me 10 është ulur në raport 1 me 6

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se bilanci tregtar është zvogëluar fal rritjes së eksportit, ndërsa investimet e huaja direkte, gjatë vitit 2022, janë rritur në vlerë prej 772 milionë euro.

Hajdari ka folur edhe për rritjen e eksportit të mallrave për vitin e kaluar, për të cilën thotë se është rritur për 22 për qind rritje krahasuar me vitin 2021.

Teksa ka folur për bilancin tregtar, Hajdari tha se aktualisht Kosova e ka 1 me 6, ndërsa më herët i njëjti ishte 1 me 10. Kjo gjë sipas ministres po bëhet falë zëvendësimit të produkteve të importit me prodhimin vendor.

Kosova qëndron mirë sipas Hajdarit edhe te eksporti i mallrave, ku shifra totale për vitin 2022 ka shkuar në 920 milionë euro.

E për investimet e huaja direkte, sipas Hajdarit, kanë shkuar në 772 milionë euro. Kjo shifër sipas saj është tregues se sektori privat po i zgjeron produktet.

“Për investimet e huaja edhe këtu një vlerë e mirë, rekord krahasuar me vitet e kaluara, por ne ende presim edhe më shumë rritje të investimeve duke përkrahur sektorin privat, duke rritur prodhimin. Investimet e huaja direkte në vlerë rekord në vitin e kaluar ishin 772 milionë euro. Pra është një tregues i qartë që sektori privat po rrit prodhimtarinë, po zgjeron produktet”, u shpreh ajo për EO.

/Shqip.com