Sport Ndërkombëtar

Ministrja e Sportit të Francës, Amelie Oudea-Castera, e kritikon Novak Djokovicin rreth mesazhit politik për Kosovën

Getty Images
Getty Images

Novak Djokovic ditë më pa ka bërë një tjetër provokim, tani në turneun madhor të tenisit, French Open.

Tenisti serb që është vazhdimisht është pjesë e skandaleve si brenda ashtu edhe jashtë fushë, ka bërë një gjest tejet të shëmtuar.

Pas lojës me Alensandar Kovacevic në French Open, ai i është drejtuar kamerës, duke bërë një shkrim të shëmtuar.

“Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën”, është ajo që ka shkruar në gjuhën serbe Djokovic në një turne që duhet të reagojë ashpër për këtë veprim të paprecedentë.

Ministrja e Sportit të Francës, Amelie Oudea-Castera, ka reaguar në lidhje më këtë rast.

“Kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe bashkimin e njerëzve rreth vlerave universale, një sportist është i lirë ta bëjë këtë,” tha ajo. Por Oudea-Castera shtoi se mesazhi i Djokovicit ishte ‘militant’, shumë ‘politik’ dhe ‘nuk duhet të përsëritet’.

“Në këtë rast ishte një mesazh shumë aktivist, që është shumë politik. Nuk duhet të përzihet politika me sportin, sidomos në rrethanat aktuale. Ky gjest nuk duhet të përsëritet më”, ka thënë i tha Oudea-Castera për France 2, shkruan Shqip.com.

Amelie Oudea-Castera dikur ka qenë teniste profesioniste.

Tenisti e bëri këtë shkrim në lidhje me situatën në Mitrovicën e Veriut, ku strukturat paralele serbe nuk po lejojnë kryetarët e sapozgjedhur që të ushtrojnë detyrën e tyre.

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, pas vendosjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

/Shqip.com