Ministrja e Drejtësisë takohet me kryesuesin e KGJ-së
Publikuar:
(15.11.2023 12:52:49)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu të mërkurën e 15 nëntorit është takuar me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj kanë diskutuar për aktivitetet e përbashkëta në kuadër të kampanjës globale “16 Ditët e Aktivizmin Kundër Dhunës me Bazë gjinore” dhe rolin proaktiv në parandalim.
Poashtu gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për reformën në drejtësi, planet për zbatimin e Deklaratës së Zotimeve, raportin për vendin e po ashtu reforma në administratën e sistemit të drejtësisë dhe për veprimet që duhet të ndërmerren për themelimin e Gjykatës Administrative.
Në takim është dakorduar për vazhdimin e bashkëpunimit institucional rreth reformës në drejtësi.
/Shqip.com