Lajme

Ministrja e Drejtësisë: Dhuna në familje s’është çështje private, duhet të raportohet

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Misioni i OSBE-së dhe Këshilli i Evropës kanë mbajtur tryezë mbi përforcimin e rolit të Kuvendit në monitorimin e zbatimit të “Konventës së Stambollit” në Kosovë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ka përmendur hapat që kanë marrë në zbatimin e Konventës. Në këtë rast ajo shtoi, se është rritur buxheti, për çka tha se po punohet që të trajtohen dhunuesit që mos ta përsërisin veprën.

Por ajo shtoi se dhuna duhet që të raportohet ngase nuk është çështje private, përderisa ka kërkuar dënimin e kryesve të këtyre veprave penale.

“Kemi marrë disa veprime si institucione. Përveç strategjisë, kemi përgjithësi shumë të madhe, duhet të adresohen të gjitha shkeljet. Kemi krijuar ndihmën juridike falas. Në çështje penale e administrative kemi miratuar protokollin. Në planifikojmë t’i trajtojmë dhunuesit që të mos i përsërisin veprat penale”.

“Kemi adresuar hetime në kohë të arsyeshme kundër dhunës seksuale. Kemi rritur buxhetin për strehimoret. Bashkë me Ministrinë e Financave kemi marrë masa për punësimin e të mbijetuarave të dhunës. Do të risimin numrin mbrojtëseve të viktimave. Pavarësisht masa që i kemi marr ne si institucione si shoqëri nuk e kryejmë punën tonë pra të i ndihmojmë viktimat të mos injorojmë. Dhuna në familje nuk është çështje private. Duhet të raportohet, po ashtu duhet të dënohet, prandaj kërkoj bashkëpunim. Kur jemi të dhuna në familje duhet të jemi një zë se vetëm kështu mund të kemi sukses”. /EO

/Shqip.com