Lajme

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shpërndan certifikatat për kandidatët të cilët e kanë kaluar Provimin e Jurisprudencë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Sot gjatë ditës Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të bëjë shpërndarjen e certifikatave për kandidatët të cilët e kanë kaluar provimin e Jurisprudencës.

Sipas njoftimit kjo ngjarje pritet të zhvillohet në ora 15:00.

Lidhur me provimin e Jurisprudencës ka pasur shumë deklarime nga ana e pozitës dhe opozitës, ku shpesh Haxhiu ka hedhur akuza të rënda në drejtim të partive opozitare lidhur më këtë proces./Shqip.com