Lajme

Ministrja Albulena Haxhiu sjellë në jetë vajzën

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është bërë nënë për herë të tretë.

Mëngjesin e së enjtes ajo ka sjellur në jetë një vajzë.

Haxhiu ka kryer procesin e lindes në Klinikën Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gjendja e saj shëndetësore dhe e foshnjës është e mirë.

Kështu ka bërë të ditur për Shqip-in drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli.

“Ajo ka lindur sot rreth orës 08:30. Gjendja e saj dhe e foshnjës është shumë e mirë. Foshnja ka lindur 3 kilogram e 200 gram”, tha ai.

Për shkak se ka lindur me operacion, Ismajli theksoi se Haxhiu do të mbahet të paktën edhe për dy ditë e shtrirë në klinikë.

Bashkëshorti i ministres, Alban Krasniqi, ka postuar në Facebook një foto të vajzës, të cilën e kanë pagëzuar Andrra.

Ndërsa përveç vajzës, Haxhiu ka edhe dy djem./Shqip.com

Andrra Krasniqi, vajza e ministres Albulena Haxhiu