Lajme

Ministria: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Ilustrim

Të gjitha rrugët në Kosovë janë të qarkullueshme për automjete edhe pas reshjeve të borës.

Këtë e ka bëtë të ditur Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate ku kanë treguar se janë në kontakt të vazhdueshme me kompanitë e kontraktuara.

“Kompanitë e MVD-së të kontraktuara nga MMPHI-ja gjatë tërë kohës po punojnë në pastrimin e borës si dhe po intervenojnë me shpërndarje të kripës për qarkullim sa më të sigurt të automjeteve”, thuhet në komunikatë.

Nga Ministria e Infrastrukturës është bërë e ditur se kujdes i veçantë po i shtohet rrugëve me lartësi mbidetare ku aty po paraqitën ngrica herë pas here.

MI ka apeluar tek vozitësit që të kenë kujdes më të shtuar dhe respektim të rregullave të vozitjes gjatë kësaj kohe.