Teknologji

Ministria ruse e Drejtësisë shton Facebook në listën e ‘ekstremistëve’

Kompania Meta

Ministria ruse e drejtësisë ka shtuar rrjetin social Facebook në regjistrin e saj të organizatave ekstremiste të premten.

Një gjykatë ruse në fillim të këtij viti vendosi se Meta ishte përfshirë në “veprimtari ekstremiste”.

Moska ka kufizuar aksesin në Facebook dhe Instagram si pjesë e një fushate kundër platformave të mediave sociale perëndimore.

Ndërkaq, vendimi që Facebook, të shtohet në regjistrin e organizatave ekstremiste është marrë të premten.

/Shqip.com