Lajme

Ministria publikon tavanin e çmimeve të derivateve për 48 orë

Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e shitjes së karburanteve për 48 orët e ardhshme.

Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 69 centë, benzina 1 euro e 35 centë, derisa gazi 0.76 centë.

Këto çmime vlejnë nga sot duke filluar nga ora 10:00 dhe vlejnë deri në 48 orët e ardhshme.

Po ashtu nga kjo ministri kanë njoftuar se kanë përcaktuar masa të reja mbrojtëse për produktet e naftës.

Çmimorja e përcaktuar nga MINT

Sipas njoftimit thuhet se marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy centë për litër.

Ndërsa çmimi maksimal i lejuar i shitjes me pakicë është 12 centë për litër.

Tutje në dokumente thuhet se detyrohen subjektet për të furnizuar dhe për t’i ofruar për shitje të naftës, si para vendosjes së çmimeve dhe masave mbrojtëse.

Këto masa do të mbeten në fuqi për 30 ditë./SHQIP.com