Lajme

Ministria publikon çmimet e derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit, për datën 28 tetor, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.73 euro për litër, i benzinës 1.40 për litër dhe i gazit 0.72 euro.

Këto çmime janë valide nga ora 10 e së premtes deri në 24 orët e ardhshme.

/Shqip.com