Lajme

Ministria publikon çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme

Foto ilustruese

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar tavanin e çmimeve për derivatet e naftës.

Çmimi maksimal i i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 78 centë, benzina 1 euro e 41 centë, derisa gazi 73 centë.

Këto çmime vlejn prej sot duke filluar nga ora 10:00 dhe janë valide për 24 orët e ardhshme.

Ndryshe çmimet në 2 javët e fundit janë pothuajse të njëjta dhe kjo ka ngjallur edhe reagimin e Shoqatës së Naftëtarëve, të cilët kanë deklaruar se çmimi i shitjes është më i ulët se ai i blerjes.

/Shqip.com