Lajme

Ministria publikon çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme.

Çmimi i lejuar për dizel është 1.73 për litër, ndërsa ai për benzinë 1.38 për litër.

Si dhe, çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.76 € për litër.

Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 04/05/09/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide për 48 orë nga data dhe ora e publikimit.

Ditë më parë, nga kjo ministri kanë njoftuar se kanë përcaktuar masa të reja mbrojtëse për produktet e naftës.

Njoftimi nga Ministria

Sipas njoftimit thuhet se marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy centë për litër. Ndërsa çmimi maksimal i lejuar i shitjes me pakicë është 12 centë për litër.

Këto masa do të mbeten në fuqi për 30 ditë./SHQIP.com