Lajme

Ministria publikon çmimet e derivateve pë 24 orët e ardhshme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet  e derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme.

Çmimi i lejuar për dizel është jo më shumë se 1.72 euro për litër ndërsa ai i benzinës 1.38 euro për litër.

Krahas këtyre, çmimi maksimal i lejuar për gas është 0.76 euro për litër.

Sipas kësaj ministrie, këto çmime do të vlejnë 24 orë duke filluar nga ora 10:00 të ditës së sotme./Shqip.com