Lajme

Ministria publikon çmimet e derivateve, rritet nafta

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar tavanin e çmimeve të derivateve.

Çmimi i naftës ka pësuar ngritje ndërsa benzina dhe gazi kanë mbetur të njëjta krahasuar me një ditë më parë.

Sipas MINT, çmimi maksimal i lejuar për dizel është 1.70 euro për litër ndërsa, për benzinë është 1.40 euro për litër.

Statistikat e Ministrisë

Megjithatë, çmimi maksimal i lejuar për gazin është 0.76 euro për litër.

Këto çmime janë valide që nga sot prej orës 10:00 deri me datën 12.10.2022 në orën e njëjtë.

/Shqip.com