Kulturë Komuna tregon vendet alternative për ndërtim

Ministria planifikon 610 mijë euro për ndërtimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Artit bashkëkohor në vend do t’i shtohet një muze.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bërë të ditur se Kosova së shpejti do të ketë një institucion të ri, atë të Muzeut të Artit Bashkëkohor e që do të jetë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

“Ne si Ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, jemi duke i vënë hapat e parë për themelimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor”, thuhet në përgjigjen e MKRS-së për Shqip.com.

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit

Tutje, bëhet e ditur se veç është hartuar koncepti fillestar dhe së shpejti do të themelohet këshilli për të filluar puna në themelim të institucionit.

“Këshilli në bashkëpunim me MKRS-në do të përcaktojnë edhe si dhe çka do të përfshihet në këtë institucion. MKRS-ja e ka të përfshirë në buxhet këtë projekt kapital për të cilin janë të planifikuara 610 mijë euro”, thanë ndër të tjera nga ministria.

Ndërkaq, lokacioni mbetet temë e hapur.

“Njëra prej hapësirave të cilat janë duke u konsideruar është Tulltorja apo Tjegullorja e Qytetit. Ky lokacion ka hapësirën adekuate në aspektin arkitektonik për një institucion të tillë, dhe njëkohësisht përputhet me planin tonë për integrimin e lagjeve dhe komuniteteve më të margjinalizuara të qytetit. Është në hap me planet tona për lëvizje, integrim, dhe mobilitet”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Prishtinës për Shqip.com.

No description available.

Ndërkaq, ndërtimin e këtij muzeu, komuna e ka parë si nevojë të kahmotshme si për Prishtinën ashtu edhe për Kosovën.

“Ne kemi margaritarë prej veprave të artit vizual, të cilat gjinden në shtëpi private, në koleksione të ndryshme, ose në depo të institucioneve të shtetit. Një vend në të cilin këto vepra ekspozohen dhe kanë vizibilitet është me rëndësi jetike për kryeqytetin”, u shprehen ata.

Ndërtimi i Muzeut të Arit Bashkëkohor mund ta bëjë Prishtinën një qendër të skenës së artit vizual.

Kosova, ka treguar mjaft suksese në lëmin e artit bashkëkohor ndërkombëtar.

Së fundmi, Kosova ka marrë pjesë për herë të parë në ekspozitën e 59-të ndërkombëtare të artit – La Biennale di Venezia, ku u përfaqësua nga ekspozita solo e artistit Jakup Ferri.

Po ashtu kujtojmë që Komuna e Prishtinës, ka vendosur që hapësira prapa Pallatit të Rinisë dhe Sporteve do të shërbejë për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit./Shqip.com