Lajme

Ministria e Shëndetësisë vjen me rekomdime lidhur me linë e majmunit

Ministria e Shëndetësisë

Përhapja e lisë së majmunëve është shpallur një emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Më shumë se 16,000 raste janë raportuar tani nga 75 vende, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Lidhur më këtë gjendje, Ministria e Shëndetësisë ka dhënë disa rekomandime.

Nga MSH-ja ka dhënë konsiderata për këshilla për organizatorët dhe pronarët e bizneseve/vendeve të ngjarjeve verore.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës konsideron shumë të rëndësishëm komunikimin dhe partneritetin me organizatorët e ngjarjeve dhe pronarët e bizneseve/vendeve, të lidhura me ngjarjet e verës që kanë të bëjnë me rreziqet e mundshme të transmetimit të lisë së majmunëve” thuhet në njoftimin e MSH-së.

Sipas MSH-së, Informacioni dhe këshilla e thjeshtë vepruese për linë e majmunëve është një strategji e shëndoshë që mund ta zbusë këtë rrezik./Shqip.com

Postimin e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë mund ta shikoni duke klikuar këtu./Shqip.com