Ministria e Shëndetësisë vjen me apel për qytetarët para Festës së Bajramit
Publikuar:
(08.07.2022 22:59:48)
Ministria e Shëndetësisë ka ardhur me një apel për qytetarët para Festës së Bajramit.
Nga Ministria është bërë apel që qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë Festës së Bajramit.
“COVID19 ende është përreth. Të gjithë e meritojmë ta festojmë Bajramin të sigurt. Mbroni vetën dhe të tjerët nga COVID19”, thuhet në apelin e MSH-së.
Më tutje në apel nga qytetarët është kërkuar që të vaksinohen dhe që të nxisin të tjerët që ta bëjnë këtë, që të vendosin maskat në mënyrë të duhur dhe që të sigurohen që të ketë ventilim të mirë nëse festojnë në ambiente të mbyllura./Shqip.com