Lajme

Ministria e Shëndetësisë: Pandemia nuk ka mbaruar, vaksinohuni

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel që qytetarët të kenë kujdes nga Coronavirusi.

Kjo pasi, MSH thotë se pandemia ende nuk ka mbaruar.

Përmes një njoftimi, MSH thotë se në në vende të ndryshme të botës janë regjistruar raste të shumta me Covid-19.

“Kosova shënon këtyre ditëve numër të vogël të rasteve të reja të COVID-19 dhe për më tepër, prej disa javësh, fatmirësisht, nuk ka as raste të vdekjeve nga kjo sëmundje. Por, në vende të ndryshme të botës, këtyre ditëve sërish janë regjistruar raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar”, thuhet në njoftim.

Vaksinimi kundër COVID-19

Po ashtu, kjo ministri bën thirrje te qytetarët që të vaksinohen.

“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19. #Vaksinohu”, thuhet në njoftim.

Theksojmë se në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nuk është shënuar asnjë vdekje nga Coronavirusi.

Gjatë kësaj kohe, janë regjistruar 8 raste të reja pozitive me COVID-19.

Aktualisht, janë 428 raste aktive me COVID-19, ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë të infektuar./Shqip.com