Lajme

Pritet të dërgohet në Holandë mostra e parë e dyshimtë për linë e majmunit, personi 69 vjeçar

Ministria e Shëndetësisë, ka konfirmuar rastin e parë të dyshuar me Lijën e Majmunëve.

“Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, me datë 03 qershor 2022 në ora 17:41, nga Klinika Infektive, QKUK, ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë në Lijën e majmunëve (Monkeypox).” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Sipas njoftimit është bërë e ditur se pacienti është mashkull, i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit.

Po ashtu është bërë e ditur se pacienti është hospitalizuar dhe gjendja e tij është stabile.

“Është i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK me datën 03/06/2022 dhe i është marrë mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet për analiza laboratorike. Gjendja e pacientit është stabile” thuhet më tutje.

Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Hollandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara thuhet më tutje në njoftimin e Ministrisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se për çdo informatë të re, opinioni publik do të informohet në kohë reale, dhe se situata është e qetë dhe stabile./Shqip.com