Lajme

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për vaksinim

Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë përsëri apel qytetarëve që të vaksinohen me dozën e radhës e po ashtu të vaksinohen edhe me vaksinën kundër gripit sezonal.

Sipas MSH-së, ndërkohë që në vendin tonë, numri i rasteve me COVID-19, fatmirësisht mbetet i vogël, në vende të ndryshme të botës së fundi po regjistrohen raste në rritje nga infeksioni.

“Krahas rasteve të reja, format e COVID-19 të zgjatur, dinë të jenë problematike për shëndetin tuaj. Së këndejmi, Ministria e Shëndetësisë ju rekomandon që të vazhdoni të vaksinoheni me dozën e radhës të vaksinës kundër COVID-19 dhe, gjithashtu, edhe me vaksinën kundër Gripit sezonal.Të dy këto vaksina mund të merren në të njëjtën kohë/ditë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dy raste të reja me COVID-19 ndërsa numri i rasteve aktive është 12.

 

/Shqip.com