Lajme

MPB-ja blen autoblinda, topa uji, limuzina të blinduara dhe armë të gjata për policët kufitar në vlerë 7 milionë euro

Ministria e Punëve të Brendshme

Dje gjatë ditës, është bërë publik raporti financiar për periudhën gjashtë mujore të këtij viti nga ana e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Në bazë të këtij raporti del se Ministria e Punëve të Brendshme ka blerë armë në vlerë 1,300,000 euro, armë të gjata për policinë kufitare në vlerë 350, 000 mijë euro, si dhe autoblinda, topa uji dhe limuzina të blinduara në vlerë 7,130,00 euro.

Po ashtu në bazë të raportit financiar del se MPB-ja kishte buxhet në vlerë prej 44,139,003 eurove dhe nga këto kjo ministri kishte realizuar vetëm 12% të buxhetit për invesitime kapitale.

Rarporti i MPB-së

Gjithashtu në bazë të raportit del se MPB ka investuar 747,117 euro për ndërtimin e shkollës fillore në Pejë , 864,828 euro për ndërtimin e shkollës së muzikës në Prizren, 39,455 për ndërtimin e shkollës në Bajqinë të Podujevës,286.303 për ndërtimin e shkollës fillore në Pozhoran të Vitisë, 64.731 euro për ndërtimin e ndërtimin e rrethojës në fushën e sportit./Shqip.com