Ministria e Mbrotjes nis përgatitjet për rekrutimin e 612 ushtarëve të rijnë dhe 367 ushtarëve rezervistë

Ministria e Mbrotjes ka bërë të ditur se ka filluar përgatitjet për konkursin e ri për pranimin e 612 ushtarëve të rijnë dhe 367 ushtarëve rezervistë.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë Ministria e Mbrotjes.
“Ju njoftojmë se Ministria e Mbrojtjes sot filloi parapërgatitjet për shpalljen e konkursit të ri për pranimin e 612 ushtarëve të rinj aktiv dhe 367 ushtarëve të komponentës rezervë” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrotjes.
Ministria ka thënë se faza e pranimit të aplikacioneve do të ndodhë në muajin shtator.
“Prandaj ju mirëpresim në muajin shtator, në periudhën edhe kur zyrtarisht shpallim konkursin dhe fillojmë fazën e pranimit të aplikacioneve tuaja”, thuhet më tutje në njoftim.
Me qëllim që të gjithë ju që keni interesimin, dëshirën, pasionin dhe vullnetin që të veshni uniformën e Ushtrisë së Kosovës, si dhe për të pasur kohën e mjaftueshme që të parapërgatiteni për testet e përzgjedhjes, ju ftojmë të ndiqni video-materialin me titull:
Rrugëtimi me udhëzime prej ditës së aplikimit deri në ditën e betimit të ushtarit të FSK-së, thuhet më tutje në njoftimin e Ministrisë./Shqip.com