Lajme

Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka largim të ushtarëve të komunitetit serbë nga FSK-ja

Forca e Sigurisë së Kosovës

Gjatë ditës së sotme nëpër mediume serbe ka qarkulluar një lajm se 10 pjesëtarë të komunitetit serbë kanë dhënë dorëheqje nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Mirëpo një lajm të tillë e ka dëmtuar Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.

Përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook, thuhet se ky lajm është i pavërtetë.

“Referuar lajmit të publikuar nga mediumi serb, dhe të cituar edhe nga disa medie vendore, ju informojmë se është dezinformatë. Nuk është e vërtetë që kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre 10 pjesëtarë serb të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Janë tre kërkesa për demobilizim që kemi pranuar prej kohësh dhe për të cilat janë duke u ndjekur të gjitha procedurat e rregullta” thuhet fillimisht në reagimin e Ministrisë.

Sipas Ministrisë, deklarimet e tilla publike më tepër janë  si tendencë e Beogradit zyrtar.

“Përpjekjet e Serbisë për të frikësuar pjesëtarët serb të FSK-ës janë të papranueshme, shkelin normat e civilizimit dhe vlerat demokratike evropiane. Nuk presim që Serbia të ulë shkallën e kërcënimeve, por dhe Kosova si shtet nuk do të dorëzohet kurrë përpara këtyre presioneve. Vlerësojmë dhe respektojmë kontributin e secilit pjesëtarë të Ushtrisë së Republikës së Kosovës për sakrificën dhe shërbimin ndaj atdheut” thuhet në reagim.

Ditëve të fundit shumë pjesëtar të komunitetit serbë kanë dhënë dorëheqje nëpër institucione të Kosovës.

Fillimisht Lista Serbe gjatë ditës së shtune ka bërë të ditur se janë larguar nga institucionet e Kosovës. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë një konference për media ka bërë të ditur se rreth 500 zyrtarë policorë në veri të vendit kanë ofruar dorëheqje.

Po ashtu edhe gjyqtarë dhe prokurorë të komunitetit serbë gjatë ditës së djeshme kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

/Shqip.com